Agjencia Zhurnal.mk.

Kriza energjetike sfidë për ndërmarrjet publike të Kumanovës

Kumanovë, 23 janar  – Kriza energjetike ka prekur rëndë ndërmarrjet publike të Kumanovës. Paralelisht rriten çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike. Ekipet drejtuese kërkojnë mbështetje për të tejkaluar situatën. Çmimet e karburanteve janë rritur disa herë. Buxhetet e ndërmarrjeve publike nuk korrespondojnë me çmimet gjithnjë e më të larta të gazit dhe të energjisë elektrike.

Të parët për krizën energjetike alarmuan kompetentët nga NP “Kumanovo-Gas”, të cilët treguan se çmimi i gazit është rritur për mbi 200 për qind, për çka edhe disa nga konsumatorët më të mëdhenj, por edhe amvisëritë nga Kumanova që ngroheshin me gaz, kanë filluar të transferohen në energji elektrike ose vaj ekstra të lehtë për ngrohje. Shtëpia për të moshuar “Zafir Sajto”, biblioteka “Tane Georgievski”, dy kopshte për fëmijë, disa shtëpi individuale familjare, hoqën dorë nga gazi si mënyrë për ngrohje dhe janë transferuar në karburante të tjera.

Drejtori i NP “Kumanovo-Gas”, Marko Mitrovski informoi se më 31 dhjetor të vitit të kaluar çmimi për konsumatorët ka qenë 30 denarë, tani arrin 80 denarë për metër kub.

“Për muajin janar, meqë kishte rritje të madhe, na paralajmëruan nga kompania furnizuese “Prom Gas” se do të ketë rritje, tashmë e dimë se çmimi është 75 denarë për metër kub. Tani për tani kemi sasi të mjaftueshme, po ia dalim, që në fillim të dhjetorit është lidhur marrëveshje me furnizuesin për muajin janar ku është kërkuar nga ana jonë rreth 140 mijë metër kub gaz për muajin janar. “Duke marrë parasysh krizën në gjithë Evropën ashtu edhe te ne, ne kemi marrë për përdorim 93.000 metra kub gaz, e kjo është rreth 3.000 metra kub në ditë”, deklaroi Mitrovski

Deri në fund të sezonit të ngrohjes, nga mesi i marsit nuk pritet të ulet çmimi i gazit.

Kopshtet ishin në mesin e të parëve në Kumanovë që para pesëmbëdhjetë viteveiu u lidhën me rrjetin e gazifikimit, atëherë si karburant i lirë, ndërsa ende ekologjik.

Drejtoresha e çerdhes, Marina Aleksovska, informoi se dy nga çerdhet janë tranferuar plotësisht në gaz, ndërsa dy në vaj ekstra të lehtë. Katër nga tetë objektet ngroheshin me gaz.

“Pas njohurive të marra nga NP “Kumanovo Gas” na është thënë që ta reduktojmë. Ne si institucion punojmë me fëmijë nga çerdhja deri në gjashtë vjet, kështu që nuk mund ta përdorim në mënyrë të reduktuar, por që fëmijët të kenë ngrohje normale, si gjithmonë ato katër godina që kanë ngrohje të kombinuar, vendosëm të lëmë dy objekte të mbeten vetëm me gaz, ndërsa dy t’i transferojmë në karburant ekstra të lehtë”, deklaroi Aleksovska.

Ajo tha se në asnjë rast fëmijët nuk do të lihen pa ngrohje, dhe se tashmë që tani është shpallur tender për vaj ekstra të lehtë për në prill të këtij viti.

Konsumatori i madh pishina e mbyllur e mbuluar përkohësisht është mbyllur për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe gazit. NP “Pastërti dhe Gjelbërim” vendosi ta mbyllë përkohësisht për shkak të çmimeve të larta të gazit dhe

energjisë elektrike. Vendimi është marrë për shkak se çmimi i gazit për muajin janar rritet nga 25 në 80 denarë për metër kub, që është trefishim i çmimit.

Ndërmarrja deri para do kohë është furnizuar me energji elektrike në tregun e hapur.

“Për çmimin e rrymës kishim kontratë për procedurë tenderimi me ofertues, mirëpo para më pak se një muaj ndërmarrja e ndërpreu kontratën me NP dhe tashmë nuk jemi në tregun e lirë. Ne përdorim çmim që na e jep drejtpërdrejt EVN-ja dhe që e arkëton sipas mënyrës se si lëviz rryma në këtë moment. Ato çmime mund të arrijnë të jenë deri dhjetë herë më të larta, ose thënë më praktikisht për të njoftuar opinionin, çmimi i gazit këtë periudhë të vitit të kaluar ka lëvizur nga 500.000-600.000 denarë, çmimi i pritur për muajin janar është 1,5 deri 1,6 milionë denarë, derisa për rrymë çmimi lëvizte nga 200.000 deri në 300.000 denarë vetëm për pishinën e qytetit, çmimi i rrymës për muajin janar do të mund të arrinte edhe deri në 1,5 milionë denarë. Këto janë shpenzime dhe harxhime serioze për NP që nuk mund t’i përballojë këto çmime dhe të vazhdojë të punojë pishina e qytetit, meqë me këto fatura ne nuk mund t’i mbulojmë shpenzimet dhe humbjen e pishinës së qytetit”, deklaroi drejtori i ndërmarrjes, Daniel Stojçevski.

Klubet që kanë organizuar not, pedagogët sportivë ankohen për gjendjen e këtillë. Në nivel të Kumanovës, tetë klube stërvitin fëmijët e moshës shkollore dhe parashkollore, mbi 300 notarë rekreativë notojnë çdo ditë. Ekspertët konsiderojnë se mbyllja e përkohshme e pishinës së brendshme të qytetit për shkak të krizës energjetike dhe pauza mund të ketë një ndikim negativ te nxënësit, rekreativistët dhe sportistët. Profesori Jugosllav Spasiq dhe kryetar i Shoqatës së pedagogëve sportiv, shprehet se do të jetë e vështirë të mbahen notarët në formë në muajt e ardhshëm. Ai propozon disa hapa për të tejkaluar situatën.

Spasiq propozon që Sindikata komunale e sporteve të ndajë mjete për stimulimin e klubeve për furnizimin e pajisjeve, të dedikuara për teknikat e notit, e për fëmijët me aftësi të kufizuara do të jetë e nevojshme të sigurohen bileta për spa qendra, në të cilat këto muaj derisa nuk funksionon pishina ku do të vazhdonte procesi i tyre i rehabilitimit.

“Do të ishte mirë nëse do të kishte salla konferencash apo objekte ku ngrohet dhe mbahen takime në termine të lira, klubet mund t’i përdorin për njohuri teorike, nxënie të teknikave nga një perspektivë tjetër, për të ushqyerit e mirë, sportiv, frymëmarrje, për të thelluar dituritë e tyre dhe nga një situatë e pakëndshme të jemi të mençur, të qëndrueshëm dhe të nxjerrim përfitim edhe më të madh”, shprehet Spasiqi.

Edhe një ndërmarrje tjetër nga Kumanova “Ujësjellësi” druan nga faturat e larta të energjisë elektrike këtë vit. Edhe ata sikurse kolegët e tyre nga “Pastërtia dhe Gjelbërimi” deri para një periudhe të caktuar janë furnizuar me energji elektrike në tregun e hapur.

“Konsumatori më i madh është impianti i trajtimit. NP “Ujësjellës” Kumanovë në shtator të vitit 2021 ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me energji elektrike, që në nëntor na ka njoftuar se e ndërpret marrëveshjen. Deri në shtator çmimi ka qenë 3,5 denarë për kilovat orë me marrëveshjen e re çmimi u rrit në 6,8 denarë nga 1 janari i këtij viti, 2022 furnizuesi i NP Ujësjellësi është furnizuesi universal EVN, ku

çmimi i energjisë elektrike për janar të vitit 2022 mund të arrijë deri në 33 denarë për kilovat orë. Kjo do të thotë rritje e energjisë elektrike për mbi 350 për qind, tha drejtori i NP “Ujësjellës”, Oliver Stojmanovski.

Ai sqaron se vitin e kaluar llogaria në shtator ka qenë 1,1 milionë denarë, në dhjetor 2,1, ndërsa tani pret 8,6 milionë denarë.

Impianti i trajtimit, fabrika e ujit dhe dy stacionet e pompave punojnë me kapacitet të plotë. Në NP “Ujësjellës” konsumatori më i madh është pikërisht stacioni i pastrimit me fatura mesatare mujore të vitit të kaluar për 800.000 denarë, fabrika e ujit ka shpenzuar rreth 400.000 denarë, ndërsa dy sistemet shtesë në Mitev Most dhe Bedinje kanë shpenzuar nga 350.000 denarë.

Të dyja ndërmarrjet përmes shoqatës së dhënësve të shërbimeve komunale në nivel shtetëror do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria.

Në pishinën e qytetit ka mundësi për kursim të pjesshëm të energjisë elektrike përmes paneleve solare për ngrohje, por siç informoi Stojçevski tre panele kanë qenë jofunksionale. Ato kanë ngrohur vetëm ujin e dushit, jo edhe të gjithë ambientin e hapësirës së madhe. “Pastërti dhe Gjelbërim” planifikon të vendosë edhe fotovoltaikë në çatinë. Hapin e njëjtë planifikon ta ndërmarrë edhe NP “Ujësjellës”, veçanërisht për impiantin e trajtimit dhe për fabrikën për përpunimin e ujit. Dy ndërmarrjet, përmes shoqatës së ofruesve të shërbimeve komunale, planifikojnë të kërkojnë ndihmën e shtetit për tejkalimin e krizës energjetike.

Në takimin e ekipit ekonomik qeveritar me delegacionin e BNJVL-së, është biseduar për tejkalimin e sfidave të krizës energjetike dhe siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, Qeveria zhvillon dialog të hapur për çdo çështje që është me rëndësi për qytetarët. Theksohet edhe hapja për bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale për tejkalimin e përbashkët të sfidave rrjedhëse.

“Të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët, për funksionimin normal të shoqërisë duhet të diskutohen dhe të arrihen zgjidhjet më adekuate që janë në interes të përgjithshëm. Në takim, u dakorduan që sfidat me të cilat ballafaqohen njësitë e vetëqeverisjes lokale të elaborohen në detaje, të bëhen analiza përkatëse dhe të propozohen zgjidhje adekuate për tejkalimin e tyre”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky