Shkup, 1 shtator – Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) Marko Bislimovski tha se institucioni në tërësi i zbaton rekomandimet e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike që prej sot kanë hyrë në fuqi.
“Sot kam ardhur shkallëve në punë, kam probleme me peshën dhe planifikoj ta zvogëloj. Siç mund ta shihni, drita është e kufizuar, nuk kemi lëshuar kondicionerë, ashtuqë absolutisht të gjitha masat që janë për kursime do t’i ndërmarrim dhe ato janë masa që nuk i ndërmerr vetëm Maqedonia, i ndërmarrin edhe vendet fqinje, vendet e BE-së. Mendoj se i gjithë opinioni duhet t’i ndërmarrë më me seriozitet këto masa kursimi, sepse sa i përket çmimit të rrymës në bursa 700-800 euro, mendoj se asnjë kompani nuk mund normalisht me këtë çmim, sidomos kompanitë, që kanë një proces prodhimi. Besoj se shteti në këtë pjesë do të duhet t’u ndihmojë disi në aspekt të sigurimit të energjisë elektrike më të lirë”, tha Bislimoski në konferencën e sotme për media duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai theksoi se KRRE bën analiza dhe vazhdimisht ndjek tregtarët e energjisë elektrike dhe monitoron tregun.
“Për gjashtë muajt e parë çmimi i shitjes së furnizuesve në vendin tonë është më i ulët se çmimi i blerjes, sepse furnizuesit më të mëdhenj kanë kontrata që janë bërë me çmime shumë më të ulëta dhe për këtë kemi një situatë të tillë. Diku në korrik ose gusht nuk i kemi marrë të dhënat, por ajo që marrim nga kompanitë, marzha sillet nga 5 në 20 për qind dhe diku rreth 25 për qind, por ende nuk kemi marrë të dhëna përfundimtare”, tha Bislimoski.
Ai theksoi se KRRE nuk mund të kufizojë marzhat për shitjen e energjisë elektrike.
“Duhet të ndjekim rekomandimet e BE-së të cilat do të përcaktojnë një hendek të caktuar – maksimum në të cilin mund të shkojnë marzhat dhe besoj se së shpejti, do të ndodhë edhe në vendin tonë”, tha Bislimoski.
Lidhur me akuzat se EMV-ja i shet tepricat e natës me një çmim më të ulët se 50 për qind e çmimit të tregut, ai theksoi se është mirë që mund ta shesë energjinë që përndryshe do të përfundonte në rrjetin pa para.




