Agjencia Zhurnal.mk.

KSHZ-ja pranoi shtatë ankesa – gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore

Shkup, 14 maj – Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e 104-të i shqyrtoi ankesat e paraqitura nga partitë politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë nga koalicioni “VLEN”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga e Majta, shtatë janë pranuar edhe atë gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Në Njësinë e pestë zgjedhore janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollneni. Në Njësinë e gjashtë zgjedhore është pranuar një ankesë për për vendvotimin 2102 në Zhelinë.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga pranimi i saj.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky