Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Kosova bashkëndjen dhimbjen me Maqedoninë e Veriut dhe popullin shqiptar

Prishtinë, 23 nëntor – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari ku mbeten të vdekur 46 persona të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët po ktheheshin me autobus nga Turqia.

Kurti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, derisa ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në çfarëdo kapaciteti.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky