Shkup, 25 tetor – Moti i thatë pas reshjeve të rrëmbyeshme është më se i mirëseardhur në këtë periudhë të vitit për kulturat bujqësore, kur mbjelljet vjeshtore janë në fillim, por mjaftueshëm reflektohet edhe ndaj mbledhjes së rendimentit që mbeti në fusha para reshjeve, veçanërisht në vjeljen e orizit.
Siç thonë agrometeorologët, ndryshimi i motit që ndodhi gjatë fundjavës ishte nga karakteri lokal dhe i shkurtër, prandaj nuk duhet t’i shqetësojë fermerët.
“Edhe në këtë periudhë prodhuesit bujqësor do të kenë kushte optimale për mbledhjen e rendimentit. Për momentin lagështi, në tokë ka mjaftueshëm, dhe kushtet e motit dhe të tokës janë optimale për nxitje intensive dhe zhvillim fillestar”, sqarojnë agrometeorologët e DPHM-së.
Sipas tyre, vijon sërish periudha pa reshje, por me rënie të temperaturave të ditës të cilat më së shpeshti do të lëvizin mes 13 dhe 17 gradë Celsius.
“Vranësira e përkohshme do të mbajë gati tërë javën, veçanërisht në orët e mëngjesit, dhe kështu temperaturat e mëngjesit presim të jenë në kufirin prej 1-6 gradë Celsius, ndërsa ngrica të mëngjesit nuk priten”, thonë nga DPHM.




