Shkup, 17 janar – Për një denarë shtrenjtohet çmimi i benzinës, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, informon Zhurnal.
Nga mesnata, benzina EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 76,5 denarë për litër. EUROSUPER BS 98 do të kushtojë 78,5 denarë për litër. DIZELI do të kushtojë 69 denarë për litër. Me këtë çmim gjithashtu do të shitet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.
Mazuti shtrenjtohet për 1,103 denarë për kg dhe çmimi i ri shënon 42,827 denarë.//Zhurnal.mk




