Piloti i Formula 2, shqiptari nga Shkupi i Maqedonisë, është dorëzuar dhe është tërhequr nga garat e Formula 2 për shkaqe finansiare. Lirim Zendeli nga Bojana e Shkupit për një periudhë shumë të shkurtër arriti të ngjitet nga Formula 4 në Formula 2. Sukseset Lirimit nuk i mungonin por pandemia e shkaktuar nga covid e bëri të veten, njofton Zhurnal.
Lirim Zendeli në FB profilin e tij njofton se do të tërhiqet nga garat sepse nuk mund të mbulojë harxhimet finansiare. Ai kishte mbështetje nga disa sponzorë por edhe ato nuk mjaftonin.
Zendeli premton se do të bëjë gjithçka që në një të ardhme të afërt të kthehet përsëri në pistat e garimit me formulë.
Zendeli na ka mërzitur të gjithëve si tifozë të arritjeve të tij sepse me të vërtetë në një moshë shumë të re arriti suksese të larta në karrierën e tij. Me ato rezultate ai bëri krenar familjen, shoqërinë, por edhe gjithë mbështetësit shqiptarë kudo ndodhen ato.//Zhurnal.mk

