Agjencia Zhurnal.mk.

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Dhjetëra ish-stjuardesa nga linja ajrore italiane e zhdukur “Alitalia” hoqën uniformat e tyre të mërkurën, të veshura vetëm me të brendshme në një protestë të heshtur dhe koreografike në qendër të Romës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e goditur financiarisht për një kohë të gjatë, linja ajrore dhjetëvjeçare e Italisë bëri fluturimin e saj të fundit më 14 tetor.

Një kompani ajrore e re, ITA, filloi të fluturonte të nesërmen, duke përdorur disa nga avionët e Alitalia.

Ajo bleu gjithashtu markën Alitalia, por po merr më pak se 3,000 nga 10,000 punonjësit e Alitalia.

Zyrtarët e sindikatës thonë se ata që do të punojnë për ITA janë duke u punësuar në nivele dukshëm më të ulëta të pagave.

Kështu, rreth 50 ish-stjuardesat u rreshtuan në një shesh në krye të Capitoline Hill të Romës, i lëshuan çantat e tyre në trotuarin e kalldrëmit, pastaj ngadalë dhe në sinkron, hoqën palltot e tyre, pastaj xhaketat uniforme, pastaj fundet,…

Ato qëndruan ashtu, në heshtje për disa minuta. Pastaj mblodhën me kujdes rrobat dhe këpucët e tyre dhe së bashku bërtitën: “Ne jemi Alitalia!”.

Ndryshe, udhëheqësit e sindikatave kanë bërë presion që qeveria të zgjasë përfitimet e papunësisë për deri në pesë vjet.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky