Liridon Fazliu, djaloshi me prejardhje nga Vushtrria por që jeton dhe vepron në Belgjikë gjate fundjavës ka arritur deri tek titulli i tij i pare në karriere “Flemish Title” duke e mposht me pikë boksierin me prejardhje nga Italia por që jeton në Belgjikë, Angelo Turco. Me suksesin e arritur kosovari ka qen shume i kënaqur dhe tani atij po i jepet mundësia te ndeshet edhe për titull Belgjike.
Si po ndihesh tani me titullin e fituar ?
Jam shumë krenar me titullin e fituar dhe ishte një nate me emocione të ndryshme si për mua ashtu edhe për familjarët e miqtë.
Sa ishte e vështire për te fituar ketë ndeshje ?
Angelo Turco ishte një kundërshtar shumë i fort qe ishte ish kampon i Evropës dhe me duhej koncentrim maksimal për 8 raundet.
Kujt po ja dedikoni ketë titull ?
Titullin po ja dedikoj së pari vetvetes pasi para 5 vite kur kam filluar me ketë sport dhe kjo ka qen ëndrra ime, mandej normal edhe familjes, shoqërisë, trajnerit, kolegëve edhe gjithë shqiptarëve.
Planet e juaja pas kësaj ndeshje ?
Pas këtij titulli mua me jepet shansi per tu ndesh për titull Belgjike dhe këtë dua ta realizoj ne vitin e ardhshe, poashtu dua te mbaj edhe rekordin pozitiv pa asnjë humbe.
Sa ishte mbështetja për ketë përballje ?
Mbështetja ishte fenomenal si ne palestër ashtu edhe jashtë saj dhe jam krenar shume qe po kam përkrahje.






