Agjencia Zhurnal.mk.

Liverpooli ‘i gatshëm’ ta shesë lojtarin kryesor – tre kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë

Liverpool është shprehur i gatshëm të shesë një ndër lojtarët kryesor të ekipit pas barazimit me Manchester United, sipas raportimeve të fundit.

Të dielën, Unitedi dhe Liverpooli luajtën baras me rezultat 2-2, vetëm tri javë pas duelit që ‘Djajtë e Kuq’ e fituan ndaj tyre në kuadër të FA Cup.

Bëhet fjalë për Salah i cili edhe këtë sezon pati paraqitje fantastike për ‘Të Kuqtë’, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me nëntë asistime në Ligën Premier.

Megjithatë, siç raporton HITC, shefi i Liverpoolit, Michael Edwards, është i gatshëm që të kompletojë largimin e Salahut këtë verë.

Al Ittihadi kishte ofruar 150 milionë euro për shërbimet e egjiptianit verën e kaluar, por këtë ofertë e kishte refuzuar Liverpooli.

Sidoqoftë, interesimi i tyre nuk është zbehur dhe klubi saudit pritet që të bëjë edhe një ofertë tjetër për 31-vjeçarin i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli.

Raportimi shton se në rast se Salah largohet përfundimisht, një sërë kandidatësh janë duke u konsideruar për zëvendësimin e tij.

Kjo listë e lojtarëve që mund ta pasojnë Salahun tek Liverpooli përfshin lojtarë si Pedro Neto, Nico Williams dhe Florian Wirtz.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky