Agjencia Zhurnal.mk.

Lloga: Gjykata Kushtetuese të vendos për Udhëzimin për librat amë

Shkup, 29 gusht – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të sjell vendim përfundimtar lidhur me lëndën ku është kontestuar kushtetutshmëria e Udhëzimit për librat amë, ndërsa për të cilën gjykata më parë solli masë të përkohshme.

“Si ministër i Drejtësisë, para disa ditësh iu drejtova të gjithë gjyqtarëve të respektuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen ku kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Udhëzimit për mbajtjen e Librave amë dhe për të cilën Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme në seancën e mbajtur më 07.05.2023, përkatësisht ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale që dalin nga Udhëzimi specifik, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë vendim përfundimtar për atë rast”, thekson në deklaratën me shkrim ministri Lloga.
  
Ai kërkon nga Gjykata Kushtetuese që për rastin konkret të veprojë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe të marrë një vendim meritor, në përputhje me qëndrimin e arritur tashmë që nga viti 2004.

“Gjykata Kushtetuese në vendimin e atëhershëm vendosi se ‘Afati i përcaktuar me kushtetutë për publikimin nuk mund të pranohet se është normë kushtetuese me qëllim kufizues në lidhje me zbatimin e rregulloreve që u publikuan me shtyrjen e afatit dhe hynë në rendin juridik, sepse ajo normë është pjesë e tërësisë së normave kushtetuese për garancitë e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të cilave dhe në kësi rasti, në mënyrë të pamohueshme u sigurohet dhe plotësohet e drejta e garantuar e publikimit, me qëllim njohjen me ligjet dhe rregullore të tjera në rendin juridik”, thekson ministri.
  
Ministria e Drejtësisë pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në afat sa më të shpejtë të mundshëm në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, sepse jurisprudenca e ndryshme e Gjykatës Kushtetuese për të njëjtat çështje çon në rrezikimin e sigurisë juridike dhe të sundimit të së drejtës si një nga vlerat themelore të rendit tonë kushtetues.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky