Agjencia Zhurnal.mk.

LSM dhe Qeveria në takim më 24 janar

Shkup, 20 janar – Takimi mes Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë dhe Qeverisë do të mbahet më 24 janar dhe në të do të bisedohet për kërkesat e sindikatës për rritje të rrogës minimale dhe për zbatimin e ndryshimeve ligjore me të cilat e diela është shpallur ditë jopune.

Nga sindikata kërkojnë rritje urgjente të rrogës minimale në 18 mijë denarë dhe rritje graduale të të gjitha rrogave të tjera, ndërsa kërkesë e tyre është edhe konfirmimi i të drejtës së regresit në sektorin publik.

Në takim, siç informojnë nga sindikata, do të bisedohet edhe për zbatimin e ligjit me të cilin e diela është shpallur ditë jopune sepse nga ana e disa punëdhënësve shkelet ligji për çka nga ana e LSM-së janë dërguar parashtresa në Inspektoratin e punës dhe të tregut.

“LSM publikisht tregon se lëshime nuk do të ketë edhe nëse çështjet nuk zgjidhen përmes dialogut social menjëherë, LSM i bën thirrje punëtorit dhe anëtarësisë në grevë të përgjithshme mbarëpunëtore”, qëndron në kumtesën e LSM-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky