Moderatori i Big Brother VIP Albania 3, Ledion Liço, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Luiz Ejllit në spektaklin e së shtunës.
Në përfundim të puntatës së kaluar, ai bëri të ditur për prezencën e fituesit të edicionit të dytë.
Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por që do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi.
Në nominim për këtë javë janë Françeska Murati, Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Sara Karaj.




