Agjencia Zhurnal.mk.

Man Utd identifikon anglezët Kane dhe Rice si transferime ëndrrash gjatë verës

Harry Kane dhe Declan Rice janë në listën e të kërkuarve të Manchester Unitedit, pasi ata janë afër emërimit të trajnerit Erik ten Hag.

Trajneri i Ajaxit pritet të mund Mauricio Pochettinon në garën për vendin e nxehtë të trajnerit në Old Trafford, me konfirmimin që mund të vijë brenda disa ditësh.

Ai tashmë është siguruar gjatë bisedimeve fillestare se do t’i jepet mbështetje në tregun e transferimeve.

Sipas Evening Standard, ekipi i rekrutimit të Unitedit tashmë duke identifikuar Kane dhe Rice si objektiva ëndrrash për menaxherin e tyre të ardhshëm.

Jude Bellingham është një tjetër yll i Anglisë që do të donin ta transferonin nga Borussia Dortmund, por nuk ka gjasa që ai të lejohet të largohet këtë verë.

Ten Hag kaloi përpara Pochettinos pasi u intervistua nga drejtori i futbollit të Unitedit, John Murtough dhe drejtori teknik Darren Fletcher në javët e fundit.

Holandezi bëri veçanërisht përshtypje me vizionin e tij për klubin. Burimet këmbëngulin se nuk ka marrëveshje, por nuk pritet të ketë ndonjë pengesë, me një tarifë kompensimi prej vetëm 2 milionë funtesh për Ajaxit.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky