Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni: Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë të rinjtë e sapopunësuar nën 30 vjeç

Shkup, 12 janar –  rinjtë dhe zvogëlimi i papunësisë te të rinjtë është në fokus të programit për punë të Qeverisë të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski. Njëra nga masat e parashikuara është edhe kthimi i tatimit personal të të ardhurave për të gjithë të rinjtë e sapopunësuar nën 30 vjeç. Me këtë masë, mjetet do të kthehen prapa direkt në llogarinë e tyre që mundësohet hyrje shtesë.

Përveç kësaj, shteti do të sigurojë stimulime për të rinjtë sa më shpejtë të fitojnë pavarësi ekonomike personale, si parakusht për gjendje demografike pozitive dhe zvogëlim të lëvizjeve të migracionit.

Shteti do t’i mbulojë kontributet për çdo të punësuar deri në moshën 29 vjeçare, të cilët do të punësohen për herë të parë, ndërsa do të vijojë edhe stimul plotësues për çdo muaj, për çdo të sapopunësuar. Gjithashtu shteti do të mbulojë edhe shpenzimet e firmave për sigurim të njohurive dhe shkathtësive përmes praktikës për të rinjtë të cilët nuk janë të gatshëm për punë sepse ende nuk kanë fituar shkathtësi.

Si pjesë e mbështetjes për të rinjtë në Programin e Kovaçevskit citohet edhe vazhdimi i mbështetjes së fuqishme për bujqit e rinj me grante deri në 20 mijë euro me qëllim që të motivohen të merren me bujqësi dhe të prodhojnë produkte përfundimtare për tregun evropian.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky