Shkup, 6 prill – E ardhmja e rajonit është në BE dhe çdo shtyrje në fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e zvogëlon besimin e qytetarëve, thanë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Sipas tyre, në rrugën drejt BE-së, bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm.
“Bashkëpunimi i mirë dhe i vazhdueshëm rajonal është i rëndësishëm për ne dhe për sigurinë tonë. Prandaj nevojiten sinergji dhe projekte të përbashkëta, në të cilat do të punojmë së bashku si partnerë në përmbushjen e obligimeve tona në rrugën drejt BE-së, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë drejtim, siç informon SÇE-ja, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është koha që të shihen frytet e punës dhe përpjekjeve të përkushtuara të Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve serioze përmes dialogut miqësor, të cilat kanë dhënë një kontribut të madh në forcimin e stabilitetit në rajon.
Sekretarja e Përgjithshme Bregu vuri në dukje se të gjitha aktivitetet e Këshillit synojnë prosperitetin e rajonit nëpërmjet lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe pavarësisht dozës së pasigurisë të shkaktuar nga konflikti ushtarak në Ukrainë, vazhdojnë të punojnë me përkushtim drejtë realizimit të qëllimeve rajonale.
Mariçiq dhe Bregu diskutuan për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve të reja konkrete me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, në përputhje me prioritetet e planifikuara në këtë periudhë për realizimin e reformave evropiane./Zhurnal.mk




