Agjencia Zhurnal.mk.

Marko Simonovski shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 17-të në elitën e futbollit kosovar është shpallur futbollisti në radhët e Dritës, Marko Simonovski

Sulmuesi i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër FC Prishtina, me rezultat 1:0.

Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase, me gjithsej 5 gola të shënuar dhe 2 asistime në këtë edicion të BKT Superligës

Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të me vetëm dy pikë më pak se lideri FC Ballkani.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e FC Dritës, e ndau Ilmi Alili, drejtor i degës kryesore të BKT.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky