Agjencia Zhurnal.mk.

Masat anticovid nuk respektohen në mitingje partiake, kështu virusi nuk qetësohet

Shkup, 3 tetor – Dje në vendin tonë janë regjistruar 468 raste të reja me Covid, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më sot arrinë 192288. Janë shëruar 284 persona ndërsa kanë vdekur 11. Deri tani që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 6694 persona nga covid 19, informon Zhurnal.

Në të njëjtën kohë bie dhe interesi për vaksinim, kështu që brenda një dite, numri i të vaksinuarve nuk mund të arrinte as 1000. Ndërkohë masat kundër covid nuk po respektohen fare, veçanërisht në mbledhjet partiake.

Numri i të infektuarve dalë nga dalë po bie por numri i të vdekurve vazhdimisht është dy shifror. Lloji Delta i virusit më së shumti i prekë të rinjtë, ndërsa ata janë mosha më e pavaksinuar në vend. Vetëm 32% e të rinjve 19-39 vjeç janë të vaksinuar së paku me një dozë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më sot shënon 192288 i të shëruarve 173332, i të vdekurve 6694 ndërsa rastet aktive 12262.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky