Agjencia Zhurnal.mk.

MASH: Janë paguar bursat studentore përfundimisht me muajin mars

Shkup, 15 mars – Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se ka bërë pagesën e mjeteve në bazë të bursave studentore, me ç’rast të gjithë shfyrtëzuesit e vjetër dhe të rinj të bursave morrën mjetet për vitin aktual akademik, përfundimisht me muajin mars.

“Në ndërkohë, është paguar edhe kësti i dytë për të gjithë studentët të cilat kanë nënshkruar aneks gjatë marrëveshjes së bursave dhe në kohë kanë dorëzuar marrëveshje për shfrytëzimin e vlerës së rritur të bursës. Me këtë pagesë kompensohet diferenca ndërmjet shumës së vjetër dhe asaj të re të rritur të bursës të cilën e shfrytëzojnë, për pesë muaj”, informoi MASH.

Ministria njoftoi se pagesa e mjeteve po realizohet në etapa për subvencionimin e shpenzimeve të udhëtimit për të gjithë studentët të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre dhe e kanë ushtruar të drejtën e përdorimit të kësaj mase anti krize, e cila parasheh kompensim mujor deri në 1200 denarë për një periudhë në kohëzgjatje prej shtatë muajve.

“MASH kujdeset për studentët dhe avancon standardin e studentëve. Me pagesat e rregullta të të drejtave financiare, të rinjtë marrin mbështetje të madhe dhe kanë një shqetësim më pak gjatë procesit arsimor”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky