Agjencia Zhurnal.mk.

Mbetet pa stadium skuadra e Ligës së Parë që po lufton për inkuadrim në Superligë

KF Rahoveci nuk do t’i zhvillojë ndeshjet e stinorit pranveror në stadiumin e qytetit “Jahja Danuza”.

Komisioni për infrastrukturë sportive i FFK-së ka vendosur që ta fuqizojë vendimin për ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për arsye se gjendja e fushës dhe infrastruktura nuk i plotëson as kushtet minimale për lojë.

Rahoveci po lufton për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar, duke u renditur në pozitën e tretë në Grupin A pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Njoftimi i plotë nga KF Rahoveci:

Tashmë edhe zyrtarisht pa stadium. 🙁 Gjithsesi, nuk do të ndalemi. Organizimi do të përforcohet edhe më shumë, me figura të reja. Infrastruktura si anomali nuk do të na shuajë ëndrrën Superligë. Sepse ne besojmë. Ne punojmë.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky