Agjencia Zhurnal.mk.

Mbi 50 studentë të Universitetit të Tetovës do të ndjekin mësim nëpër Evropë përmes programit Erasmus plus

Tetovë, 13 shtator – Më shumë se 50 studentë nga të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, semestrin dimëror 2021/22 do ta ndjekin në universitete të ndryshme të Evropës në kuadër të programit Erasmus+, informuan nga institucioni i arsimit të lartë.

Me këtë rast prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.dr. Shefik Shehu, priti në një takim përcjellës studentët e përzgjedhur.

“Universiteti ynë, pret dhe përcjell studentë dhe staf akademik, në kuadër të platformës më të suksesshme për shkëmbim në botë, atë të Erasmus+. Me një strategji të mirëfilltë të ndërkombëtarizimit, Universiteti i Tetovës, është pozicionuar fuqishëm mes institucioneve më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë”, informuan nga Universiteti i Tetovës.

Në takim, koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, Shpresa Ademi, i informoi studentët për çështje logjistike dhe ndau informacione të përditësuara me ta. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky