Agjencia Zhurnal.mk.

Mehaj takim me homologun bullgar, diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit bilateral

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një video-lidhje ka zhvilluar një takim me homologun e tij bullgar, Dragomir Zakov.

Mehaj e Zakov diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit bilateral.

Në një njoftim të ministrisë thuhet se të dy ministrat kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

“Sot, përmes video-lidhjes, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj zhvilloi një takim me homologun bullgar, Ministrin e ri të Mbrojtjes, Dragomir Zakov. Përveç urimit për marrjen e detyrës, me Ministrin Zakov diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit bilateral, si dy vendeve të rajonit të Ballkanit, dhe duke pasur parasysh, Bullgarinë si vend anëtar i NATO-s. Të dy ministrat vlerësuan se ky bashkëpunim është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky