Agjencia Zhurnal.mk.

Mercedes-AMG One listohet për shitje me një çmim marramendës

Së fundmi, një nga veturat Mercedes-AMG One me prodhim të kufizuar është listuar për shitje.

Vetura me vetëm 33 kilometra të përshkuara, është listuar me një çmim mjaft të kushtueshëm prej 17,900,000 AED (mbi 4 milionë euro) në First Motors në Dubai.

I kufizuar në vetëm 275 shembuj, Mercedes AMG-One pozicionohet si vetura e parë ligjore e Formula 1 në rrugë, shkruajnë mediat e huaja.

Fuqia e këtij modeli vjen nga kombinimi i një motori V6 turbocharged 1.6 litërsh që prodhon 422 kW dhe një grup kompleks prej katër motorësh elektrik që prodhojnë 360 kW, duke e dërguar totalin e fuqisë në 782 kW.

Gjithashtu, AMG One ka edhe një transmision manual me shtatë shpejtësi për të operuar me sistemin e lëvizjes me të gjitha rrotat.

Me një peshë prej 1,695 kilogramëve, kjo veturë është në gjendje të kap një shpejtësi nga 0-100 km/h në vetëm 2.9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

Përveç AMG One të zi në Dubai, një tjetër e ngjashme po shitet në Gjermani për 4,4 milionë euro dhe një tjetër në Monako për 3,75 milionë euro.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky