Agjencia Zhurnal.mk.

Merck nënshkruan marrëveshje me Singaporin për pilulën kundër COVID-19

Kompania amerikane, Merck ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Singaporin për ta furnizuar me pilulën eksperimentale kundër koronavirusit.

Molnupiravir mund të jetë pilula e parë që synon të luftojë COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Merck është duke kërkuar miratimin e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe për përdorimin e saj.

Australia ka blerë po ashtu pilulën e Merck, derisa Tajlanda, Koreja Jugore, Tajvani dhe Malajzia janë duke negociuar blerjen.

Ngutia për ta porosituar këtë pilulë vjen pasi të dhënat nga testimet klinike fillestare, të publikuara javën e kaluar, kanë treguar se ky ilaç mund të zvogëlojë për 50 për qind mundësinë e shtrirjes në spital apo vdekjes, për pacientët që rrezikojnë të sëmuren rëndë nga COVID-19.

Singapori ka raportuar 3,486 raste të reja me koronavirus të martën, ndërkohë që po përballet me shpërthimin më të keq prej përhapjes së pandemisë.

Deri më tani, ky vend ka vaksinuar mbi 80 për qind të popullsisë kundër COVID-19.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky