Agjencia Zhurnal.mk.

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj tetë të pandehurve

Gjykata e Posaçme në Shqipëri (SPAK) vendosi të shtyjë për në 24 maj, ora 10:00, seancën paraprake ndaj 8 të pandehurve të çështjes “Metamorfoza”. Seanca u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe avokatit të tij mbrojtës.

Kujtojmë se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në sekuestro pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.422 datë 23.10.2023 ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe 36 të Kodit Penal mbi 3 (tre) pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2, si më poshtë:

• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;

• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;

• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga Pëllumb Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Detaje nga operacioni “Metamorfoza” i drejtuar nga SPAK: U zbulua arsenal armësh, maska e paruke

“Aplikacioni i mafias”, si po dalin bisedat e grupeve kriminale

Vrasje me “klering”, bisedat në “Sky” fundosën grupin kriminal

Vendimi nr. 422, datë 23.10.2023 i Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

SPAK nisi në gusht hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” që akuzohen se vepronin si grup i strukturuar kriminal.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka dyshohet se kanë planifikuar krime, deri në vrasje përmes ndërhyrjeve dhe pagesave të majme.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky