Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar akuzën ndaj Muhamed Zeqirit, duke thënë se është i trishtuar për këtë, edhe pse beson në prezumimin e pafajësisë dhe thotë se organet duhet ta kryejnë punën e tyre, edhe pse disa herë deri tani kanë shprehur dyshime në objektivitetin e punës së tyre, informon Zhurnal.
“Nëse është e vërtetë, me të vërtetë më vjen keq, sepse një Rashkovski u zëvendësua me tjetër, por opinioni duhet ta dijë se ato vjedhin për dikë tjetër, për atë që i ka vendosur aty dhe shumë pak ngelet për ta. Për ta ngelet turpi dhe për fat të keq gjithnjë e më tepër dëshpërohen edhe pse dikush ende pyetet se pse në Maqedoni po ulet numri i qytetarëve dhe pse të rinjtë po ikin, ja pikërisht për këto arsye”, tha Mickoski./Zhurnal.mk




