Agjencia Zhurnal.mk.

Milani në kaos total, Tomori, Romagnoli e Calabria infektohen me Covid?

Milani sot do të përballet në San Siro me Romën. Por trajneri Stefano Pioli gjendet në një situatë të palakmueshme.

Përpos Kessie, Bennacer e Ballo Toure të cilët gjenden në kupën e Afrikës, Milani do të duhet të bëjë edhe pa disa lojtarë tjerë të cilët kanë rezultuar pozitiv kundër Covid, informon Zhurnal.

Siç mësohet nga Gianluca Di Marzio, Pioli dje ka provuar në mbrojtje katërshen Florenzi, Kalulu, Gabbia dhe Theo Hernandez. Që do të thotë se si duket janë infektuar Calabria, Tomori e Romagnoli.

Në mesfushë, mund të fillojnë Tonali dhe Kruniç, ndërsa më të avansuar Messias, Diaz dhe Saelemakers. Giroud pritet të jetë qendërsulmuesi i vetëm me Ibrahimoviçin në stol.

Milani vetëm ka komunikuar se 3 lojtarë përpos Tatarusanut kanë rezultuar pozitiv me korona virus por emrat nuk i ka publikuar. Por si duket Calabria, Tomori e Romagnoli janë lojtarët të cilët duhet të qëndrojnë në izolim së paku një javë.//Zhurnal.mk

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky