Agjencia Zhurnal.mk.

Miliona qytetarë nuk do të mund të përballojnë faturat e energjisë

Miliona gjermanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e kostove të energjisë këtë dimër, paralajmëroi presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë, Lukas Siebenkotten.

Duke folur për të përditshmen gjermane ”Der Tagesspiegel”, Siebenkotten tha se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë te familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat tashmë po luftojnë për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

“Ne këtu po flasim për miliona njerëz” tha ai.

”Vendimi i qeverisë për të vendosur një taksë për konsumatorët e gazit do të rrisë më tej kostot e jetesës”, shtoi Siebenkotten.

“Ne ende nuk e dimë se sa gaz do të japë Putini në fund dhe sa do të rriten sërish çmimet e gazit. Por, qeveria po planifikon të vendosë një tarifë gazi në tetor dhe kjo tashmë sjell rreth 1 000 euro kosto shtesë për çdo familje”, tha ai.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky