Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Drejtësisë rregullisht do të informojë për funksionimin e grupit të punës, deklaroi Kovaçevski

Shkup, 26 prill – Grupi i punës do të jetë transparent në punën e tij. Nuk do të ndërhyja në punën e tyre, besoj se ministri i Drejtësisë rregullisht do të informojë për atë se si funksionon pasi është në kuadër të kësaj Ministrie, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për pritshmëritë e tij nga grupi që sot duhet të fillojë të punojë në amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Tha se në pajtim me Kornizën negociuese të miratuar nga 27-të vendet anëtare të BE-së dhe Konkluzionet e Kuvendit për pranimin e propozimit evropian për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë e formoi grupin e punës i cili duhet ta përgatisë tekstin e propozim – amendamenteve.

“Ata do të punojnë sipas normave të tyre juridike. Mendoj se sot fillojnë me punë, do të zgjidhet kryetari dhe forma tjetër e funksionimit të grupit të punës. Ai do të jetë transparent në punën e tij,” shtoi Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve pas hapjes së Samitit Maqedonia 2025.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky