Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj në institucionet ushtarake amerikane

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga 11 tetori do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë prestigjioze, në Akademinë Ushtarake West point dhe Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Sipas njoftimit thuhet se konkursi do të jetë i hapur deri më 25 tetor 2021.

“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje të përjetshme për SHBA-në për mbështetjen e parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. 

NJOFTIMTë nderuar të rinj e të reja, Qytetarë të Republikës së Kosovës,Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes,…

Posted by Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës on Tuesday, October 5, 2021

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky