Shkup, 28 shkurt – Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga ministrja Sllavjanka Petrovska sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën Çeke.
Ministrja Petrovska gjatë vizitës do të ketë takim edhe me kolegen e saj, ministren e Mbrojtjes Jana Çernohova, ku do të zhvillohen bisedime bilaterale ndërmjet dy delegacioneve, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Petrovska do të takohet edhe me kryetarin e Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes së Republikës Çeke, Lubomir Metnar. Ministrja Petrovska gjatë ditës do të vizitojë Uzinën e Remontit të Aviacionit LOM, ku në periudhën e ardhshme do të bëhet renovimi i helikopterëve transportues të Armatës në bazë të marrëveshjes ndërqeveritare të lidhur në dhjetor të vitit 2022.




