Agjencia Zhurnal.mk.

Modelja amerikane, Lily Aldridge zgjedh kreacionin e Nensi Dojakës për paraqitjen në “Grammy Awards 2022”

Mbrëmja më e madhe vjetore e vlerësimit të muzikës, “Grammy Awards 2022”, është mbajtur të dielën pas mesnate.

Edicioni i 64-të i çmimeve “Grammy” u mbajt në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit.

Të pranishëm në tapetin e kuq ishin yje të shumtë, të cilët u munduan të dukeshin në formën më të mirë të mundshme.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe modelja magjepsëse, Lily Aldridge – e cila ka performuar në shumë video muzikore – me partnerin e saj, të nominuarin për Grammy, Caleb Followill.

Si një bashkëshorte mbështetëse, Lily e mbajti pamjen e saj të thjeshtë me një fustan të zi të krijuar nga kreatorja shqiptare, Nensi Dojaka.

Fustani shfaqet dekoltenë e modeles në mes të rripave që i karakterizojnë veshjet e saj dhe nxirrte në pah krahët e tonifikuar.

Duke u kombinuar me rripat e fustanit, Aldrige zgjodhi taka të zeza me rripa, teksa vazhdoi tutje me kombinimin e aksesorëve të argjendtë, ku zgjodhi vath për vesh dhe byzylyk në duar.

Flokët e Lilyt ishin rregulluar në valë të bukura të cilat i binin prapa në shpinën e ushtruar mirë, të zbukuruar nga rripat e fustanit të Nensit.

Ndryshe, kujtojmë se Nensi ka veshur edhe yjet e tjera me famë botërore si Daisy Edgar-Jones, Bella Hadid, Zendaya, Dua Lipa, Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Madison Beer. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky