Agjencia Zhurnal.mk.

Mosmarrëveshje me bashkëshortin, ky i shkon te familja e saj dhe i thotë se do t’ia publikojë disa fotografi intime

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, njëri në Fushë Kosovë, e tjetri në Mamushë.

Policia njofton se në rastin në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale  me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi  të papërshtatshme-intime, ndërkaq në rastin tjetër në Mamushë, gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Fushë Kosovë NN-NN. Më 20.03.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 28.12.2023-01:34. Më 20.03.2024 është hapur rasti i lartcekur si vazhdimësi  e informatës  për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare. Palët pasi janë intervistuar,  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mamushë  05.03.2024 – 18:00. Më 20.03.2024 ankuesja femër kosovare ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky