Agjencia Zhurnal.mk.

Mot i keq i shoqëruar me breshër, shi dhe erë ka përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër

Kumanovë, 24 korrik – Mot i keq i shoqëruar me breshër, erë të fortë dhe reshje intensive dje kanë përfshirë fshatrat nga komuna Nagoriçani i vjetër, Kanarevë, Cvillance, Bajllovcë, Breshkë, Alincë dhe të tjera, kumtuan sot autoritetet.

“QRMK Kumanovë në ora 21:02 ka dorëzuar informatën në QKM se rreth orës 16:10 deri në ora 16:30 në një zonë të komunës Nagoriçani i vjetër në disa fshatra ka pasur stuhi elementare, fillimisht breshër i thatë në madhësinë e një veze, toka është zbardhur për dhjetë minuta, e më pas reshje të dendura shiu të përcjella me erë të fortë, kumtoi QKM.

“Komisioni do të dalë në teren për të kryer inspektim në dëmet e mundshme të shkaktuara nga zjarri i djeshëm”, deklaroi nënkryetari i komunës Nagoriçani i vjetër, Boban Cvetanovski.

Ai theksoi se akoma mbërrijnë informacione në Komunë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky