Agjencia Zhurnal.mk.

Mot i keq në Evropë, disa vende shpallin emergjencën

Disa vende kanë shpallur emergjencën për shkak të motit në të gjithë Evropën. Në Bosnjë e Hercegovinë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas shiut të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve.

Gjithashtu edhe Italia ka shpallur emergjencën pas përmbytjeve në rajonin verior Emilia-Romagnas, të cilat kanë shkaktuar 14 viktima që nga mbrëmja e së enjtes. Rreth 20,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë në një fatkeqësi që shkaktoi daljen nga shtrati të 23 lumenjve dhe rrëshqitje të dheut, duke përfshirë 41 qytete dhe qyteza.

Mes të vdekurve ishte një çift i moshuar i bllokuar brenda shtëpisë së tyre në Cava, një fshat në provincën Forlì-Cesena. Zjarrfikësit kanë kryer 2000 operacione shpëtimi në të gjithë rajonin dhe në pjesë të qendrës Marche që u prekën gjithashtu nga përmbytjet.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky