Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, shumë ftohtë dhe me erë

Shkup, 23 janar – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Kah fundi i ditës veçanërisht në verilindje vranësira do të rritet dhe do të ketë borë të dobët lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej -4 deri në 3 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 2 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë shumë ftohtë dhe me erë  mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të bien rreth -10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë rreth dhe nën zero. Për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitje e ngricës. Përkohësisht do të ketë rritje të vranësirave dhe borë, nesër në veri, ndërsa të hënën në pjesët malore perëndimore.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky