Agjencia Zhurnal.mk.

Muhamet Zeqiri të shoqërohet nga policia, dha urdhër Gjykata Penale – Shkup

Shkup, 8 prill – Gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Penale – Shkup, i dha urdhër stacionit policor kompetent për shoqërimin e Muhamet Zeqirit, i cili sot publikoi se jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pas marrje së propozimit, në afatin e paraparë ligjor gjykatësi i procedurës paraprake, në pajtim me dispozitat i LPP i dha urdhër SP kompetent për shoqërimin e të dyshuarit edhe atë në adresën e dhënë në propozim. Pasi i dyshuari të nxirret para gjykatësit dhe të prononcohet lidhur me propozimin e Prokurorit publik do të përgatitet vendim për të cilin palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë”, thonë nga Gjykata Penale – Shkup.

Prokuroria Publike Themelore për organizimin e krimit dhe korrupsionit, deri tek gjykatësi i procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër Muhamet Zeqirit për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale – Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky