Shkup, 11 qershor – Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani së fundmi ka thënë për “Zhurnal” se për Alternativën më e rëndësishme se përbërjet qeveritare është se a kalojnë ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe propozimin e Alternativës.
“Për Alternativën më e rëndësishme është nëse do të kalojnë këto ndryshime kushtetuese dhe nëse do të përfshihet edhe kërkesa e tyre për sanksionimin kushtetues të luftës kundër korrupsionit dhe heqjen e eufemizmit ofendues 20% për gjuhën shqipe. Kushdo që i bën këto, e ka mbështetjen tonë. Prandaj, le të deklarohen se do i bëjnë këto ndryshime kushtetuese dhe do ta kenë votën e Alternativës”, tha Murtezani për “Zhurnal”.




