Agjencia Zhurnal.mk.

Muslera i del në mbrojtje Strakoshës pas gabimit: Edhe unë gabova disa ndeshje më parë, janë gjëra që ndodhin

Thomas Strakosha ka bërë një gabim të rëndë në ndeshjen mes Galatasarayt dhe Lazios në kuadër të Ligës së Evropës.

Portieri shqiptar e futi gabimisht topin në rrjetën e tij për t’i dhuruar Galatasarayt tri pikët e para në grupet e Ligës së Evropës.

Strakosha ishte i shkatërruar me gabimin e bërë, por pas ndeshjes në mbrojtje të tij ka dal homologu i skuadrës turke, Fernando Muslera.

Kapiteni i Galatasarayt ka thënë se disa ndeshje më parë ka bërë një gabim të tillë dhe se këto gjëra ndodhin në futboll.

“Të kthejmë kokën pak mbrapa, ishte faji im disa ndeshje më parë. Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë”, tha Muslera.

“Unë kam diçka për të thënë, portierët janë vetëm në fushë. Do të ketë gabime si ai i Strakoshës sot. Kjo është çudia e punës së portierit. Gabimi ynë nuk falet”.

“Kjo është gjithashtu pjesë e punës sonë, por ne duhet të vazhdojmë pa u demoralizuar, nuk duhet të heqësh dorë”, ka thënë Muslera në një mesazh mbështetje për portierin shqiptar.

Gafa e Strakoshës është bërë virale në rrjetet sociale, por portieri shqiptar ndihej shumë keq me gabimin e bërë që i kushtoi skuadrës së tij me humbje 1-0 në Stamboll.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky