Agjencia Zhurnal.mk.

Ndalohet nga policia Rinor Hykolli – ishte në kërkim për lëndim të rëndë trupor

Disa javë më parë Policia e Gjilanit njoftoi se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit.

Prokuroria e Gjilanit thuhet se ka ndaluar të dyshuarin R.H. për 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

I dyshuari, sipas Prokurorisë, ka qenë në arrati që nga data 22 korrik 2021.

Foto: Arkiv

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari R.H. në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 korrik 2021) më 22 korrik 2021 në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B. në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

Për shkak të lëndimeve viktima është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Foto: Instagram

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky