Dibër, 14 nëntor – Në orët e pasdites po rritet përqindja e jehonës së votimit të raundit të dytë të sotëm zgjedhor për kryetar të Dibrës.
Sipas Rilind Hasës, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor deri në orën 15 të drejtën e votës e kanë realizuar 29 për qind nga numri i përgjithshëm në listën e vetme zgjedhore, që është për katër për qind më shumë nga raundi i parë zgjedhor.
“Nga gjithsej 19.211 votues të regjistruar të drejtën e votimit e kanë realizuar 5.561 qytetarë apo 29 për qind, që është katër për qind më shumë krahasuar me raundin e parë. Atëherë deri në orën 15 të drejtën e votës e kanë realizuar 4.784 apo 25 për qind”, deklaroi Hasa për MIA-n.
Shtoi se deri tani janë parashtruar nëntë ankesa për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore personale dhe të njëjtat janë pranuar.




