Agjencia Zhurnal.mk.

Në garat “Ditët e gjykimit të simuluar” studentët e UT-së u shpërblyen për punën më të mirë ekipore

Shkup, 30 nëntor – Studentët e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dje në garat e pesta me radhë “Ditët e gjykimit të simuluar”, të organizuara nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip u shpërblyen me mirënjohje “Puna më e mirë ekipore” dhe “Shkresat më mirë të përgatitura”.

Në këto gara morën pjesë studentë të katër fakulteteve juridike në vend: Fakultetit Juridik i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, Fakulteti Juridik i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Fakultetit Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës.

Ekipi i përbërë prej studentëve, Emilija Gjorgjeska në rolin e gjykatëses, Hatixhe Memeti në rolin e prokurores, Besa Muaremi avokate mbrojtëse, Murat Ali i dëmtuar, Blerian Selmani avokat i të dëmtuarit, Lluka Cukellovski i akuzuar, Anastasia Janevska dëshmitare, Albin Fazliu ekspert mjeko-ligjor, Petrit Bajrami përkthyes dhe Arijan Bajrami dëshmitar, përgatiti rastin dhe shkresat në lidhje me gjykimin e simuluar nën udhëheqje të udhëheqëses së Klinikës Juridike Doc. Dr. Njomza Selimi Osmani dhe avokatit Mr. Ibraim Bajrami.

Garat organizohen me mbështetje të zyrës së OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-së në vend.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky