Shkup, 18 janar – Në nëntor 2021 janë lëshuar 406 leje ndërtimi, që është 95,2 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Pjesa më e madhe e lejeve, 137, janë në rajonin e Shkupit. Në komunën e Karposhit janë dhënë 39 leje, në Saraj 16, 12 leje të reja në Qendër dhe Butel, nga 11 në Gazi Babë, Kisella Vodë, Ilinden dhe Çucer Sandevë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 9.580.435.000 denarë, që është për 398,5 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e vlerës së parashikuar është për faktin se në periudhën e përmendur është lëshuar aprovimi për ndërtimin e një objekti të ulët me vlerë më të lartë, termocentral me erë në rajonin juglindor, sqarojnë nga ESHS-ja.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 248 (61,1 për qind) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 43 (10,6 për qind) për objekte të ndërtimit të ulët dhe 115 (28,3 për qind) për rikonstruksione.
Nga gjithsej 406 objekte, 235 (57.9 për qind) si investitorë janë persona fizik, ndërsa 171 (42.1 për qind) investitorë janë subjekte afariste.
Në periudhën referuese janë planifikuar të ndërtohen 1284 banesa, me sipërfaqe totale të dobishme prej 100799 metra katrorë. Shumica prej tyre janë në rajonin e Shkupit, 953, nga të cilët 598 në Aerodrom, 96 në Çair, 93 në Karposh, 46 në Kisella Vodë, 31 në Qendër. Pas Shkupit për nga numri i banesave është Pollogu me 148, prej të cilave 69 në Tetovë dhe 59 në Gostivar. Në juglindje jan parashikuar 74 banesa, në jugperëndim 49, në Vardar 26, Pellagoni 17.




