Agjencia Zhurnal.mk.

Në një hotel në Strugë është gjetur një banore nga Spanja e kërkuar me urdhërarrest

Strugë, 5 prill 2022 – Një banore tridhjetë e dy vjeçare ngs Spanja, e kërkuar me urdhërarrest nga Interpoli, dje është gjetur në një hotel në Strugë, njoftoi SPB Ohër.

Sipas informacionit të zëdhënësit Stefan Dimoski, nëpunësit policor nga stacioni policor Strugë dhe Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar e kanë gjetur K.M.T. e cila pas bisedës së realizuar ka theksuar se pa pëlqimin  e saj është mbajtur e mbyllur në një dhomë të hotelit.

“Në Strugë ka arritur përmes Tiranës pas marrëveshjes paraprake me Sh.S.(29) nga fshati Radolishta të Strugës pas së cilës Sh.S. pa pëlqimin e saj disa ditë e ka mbajtur në  dhomë të një hoteli në Strugë dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale. Mbrëmë në orën 21:30 minuta në stacionin policor-Strugë është arrestuar Sh.S. dhe me të është realizuar bisedë zyrtare”, deklaroi sot Dimoski.

Për rastin, shtoi, është njoftuar Prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë do të ngritet padi përkatëse./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky