Shkup, 4 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi për tre raste të paraqitura lidhur me material reklamues për zgjedhjet lokale.
Në Sektorin policor Saraj, sot në mëngjes në orën 08:25 kandidati për kryetar të komunës së Sarajit në zgjedhjet e ardhshme lokale paraqiti se gjatë natës mes 3 dhe 4 tetorit, në afërsi të urës në Saraj, ishte mënjanuar materiali reklamues i partisë politike, kandidat i së cilës është ai.
Në Stacioni policor Kratovë, ndërkaq, dje u paraqit se në periudhën prej 1 tetorit deri në orën 15:00 më 3 tetor në murin mbajtës të një shkolle fillore në Kratovë dhe në sallën sportive ishin shkruar grafite lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në SPB Manastir mbrëmë bartësi i listës për këshilltarë nga një parti politike për zgjedhjet lokale në komunën e Pllasnicës paraqiti se në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 15:00 në fshatin Pregllovë ishte bërë dëmtimi i materialit reklamues i cili ishte lënë përskaj rrugës.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rasteve.





 
					 
					 
	
