Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup janë regjistruar 312 raste me kollë të mirë, po monitorohet gjendja në Kumanovë

Shkup, 3 prill – Në Shkup këtë vit janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së mirë, për MIA-n sot në mëngjes konfirmoi doktoresha Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Në kryeqytetin e vendit vijon ende epidemia pertusis ose thënë në terma popullore kolla e mirë.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq në deklaratë për MIA-n tha se situata me kollën e mirë është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve.

“Sa i përket pertusisit, në Kumanovë ka rritje të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë, të njëjtat do t’i rekomandojë”, theksoi Mehmedoviq.

Ai tha se nuk ka rritje të rasteve të regjistruara me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.

“Bëhet fjalë për frekuencën e zakonshme të personave të sapodetektuar, të sëmurë në këtë periudhë të vitit. Kjo nuk është diçka që duhet të na shqetësojë, ka shtuar Mehmedoviq.

Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë dje ka shpallur epidemi të pertusisit në nivel të kësaj zone. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky