Agjencia Zhurnal.mk.

Në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë

Shkup, 27 prill – Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 105 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për tejkalim të shpejtësisë, tre për kalim në  dritë të kuqe.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga policia apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky