Shkup, 4 maj – Në kontrollet në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 199 masa, nga të cilat 46 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
Siç informojnë sot nga MPB-ja, janë shqiptuar 38 masa për shkelje që bëjnë këmbësorët, katër sanksone për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.




