Shkup, 20 janar – Për kontroll të cilësisë së karburanteve në vend prej tani do të nevojiten dy orë në vend se tre ditë të deritanishme. Hulumtimet do të bëhen në laboratori e cila punon në suaza të Byrosë për Metrologji.
Laboratori është pajisur me pajisje të automatizuara me shtatë instrumente matëse dhe ka staf profesional të trajnuar për të testuar më shumë se 10 parametra të karburantit. Pajisjet kushtojnë 24 milionë denarë.
Me këtë, sipas autoriteteve, rezultatet e analizave do të merren në një periudhë të shkurtër kohore dhe do të lëshohen në treg vetëm lëndë djegëse të cilësisë së dëshmuar.
“Shteti dhe institucionet shtetërore nuk do të kenë më nevojë për tre ditë për të testuar cilësinë e karburanteve të lëngëta. Koha do të shkurtohet në dy orë, që do të thotë se operatorët ekonomikë që punojnë me tregtimin e derivateve të naftës do ta kryejnë punën më shpejt dhe nuk do të presin në pikat kufitare”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në promovimin e sotëm të laboratorisë.
Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Tregut sigurojnë se derivatet e naftës që janë lëshuar në qarkullim në vend janë në përputhje me rregulloret dhe se gjithçka që është gjetur në doganë dhe në depo të cilësisë joadekuate, nuk është lëshuar në qarkullim të brendshëm. Ata pretendojnë se cisternat në të cilat para më shumë se një viti u konstatua se janë tejkaluar parametrat e ujit dhe hirit, nuk kanë hyrë në vend dhe është kthyer mazuti i dyshimtë i gjetur në depo.
“Të jeni të sigurt se çdo gjë që është gjetur në depo dhe në doganë me cilësi joadekuate, nuk është lëshuar në problem të brendshëm”, tha drejtoresha e Inspektoratit të Tregut Aneta Simeska Dimoska.
Për kompaninë “Eurotim” informon se ka marrë vendim për ndalim të tregtisë, përkatësisht përdorimit të mazutit të cilësisë joadekuate, dhe me procedurë të veçantë, mazuti eksportohet në kompaninë nga e cila importohet.
Që nga qershori i vitit të kaluar janë bërë më shumë se 15 inspektime në pikat e karburantit në të gjithë vendin dhe sipas drejtoreshës së Inspektoratit të Tregut, nga analizat rezultoi se cilësia e benzinës dhe e naftës është brenda parametrave të lejuar në përputhje me standardet. Kontrolle të vazhdueshme, siç bën me dije ajo, bëhen edhe për mazutin.
Nga Byroja për Metrologji, ku funksionon laboratoria e re, paralajmërojnë se së shpejti do të fillojnë edhe me procedurën për zgjerim të akreditimit.
“Për të garantuar rezultatin e analizave të cilësisë së mazutit, Byroja e Metrologjisë, së shpejti do të nisë procedurën për zgjerimin e akreditimit, në pjesën e testimit të mazutit, së bashku me laboratorin mobil, e cila nga janari i vitit 2020 do të kryejë testime për cilësinë e benzinës dhe të naftës, Byroja e Metrologjisë do të mund të ofrojë shërbim-testim të plotë të më shumë se 25 karakteristikave, pra parametrave të naftës dhe derivateve të naftës, tha drejtoresha e Byrosë, Merita Mustafai.




