Agjencia Zhurnal.mk.

Në vitin 2021 janë kthyer 488 milionë euro në kompani në bazë të TVSH-së

Shkup, 5 janar – Vendi gjatë vitit 2021 ka realizuar kthimin e TVSH-së ndaj ekonomisë për 22.8% më shumë krahasuar se me vitin 2020 dhe 20.8% nëse krahasojmë me vitin 2019.

Nga Ministria e Financave sot informuan se në kompanitë e RMV-së në bazë të kthimit të TVSH-së gjatë vitit 2021 kanë hyrë 30 miliardë denarë ose 488 milionë euro që është për 5.6 miliardë denarë (91 milionë euro) më shumë krahasuar me vitin paraprak. Gjithashtu te kompanitë gjatë vitit 2021, u realizua kompensimi i detyrimit të krijuar të TVSH-së (barazim me paradhënie të TVSH-së) me vlerë prej 1.2 miliardë denarëve me tatimet e tjera, me ç’rast vlera e kthimit të TVSH-së gjithsej është 31.2 miliardë denarë.

Sa i përket vlerës absolute, kthimi i realizuar në vitin 2021 është më i lartë krahasuar me vitet paraprake, gjegjësisht kur janë kthyer 397.4 milionë euro në vitin 2020, 403.9 milionë euro në vitin 2019, 375.8 milionë euro në vitin 2018, 315 milionë euro në vitin 2017 dhe 280 milionë euro në vitin 2016.

“Kjo është përkrahje e rëndësishme për kompanitë, veçanërisht gjatë periudhës së krizës së shkaktuar nga KOVID-19, ku ndikimi i saj mbi ekonominë ende ndihej edhe gjatë vitit 2021, me ç’rast kishte nevojë për përkrahje, që u realizua përmes gjashtë pakove të masave kundër krizës”, thonë nga Ministria e Financave.

Nga atje bëjnë të ditur se kthimi gjatë vitit 2021 është bërë vazhdimisht dhe me kohë.

“Në këtë drejtim kontribut ofroi përqindja e madhe e digjitalizimit të procesit dhe ndikimi më i madh ndaj efikasitetit të kthimit të TVSH-së, për të cilin punohet aktualisht, që do të japë rezultate me ç’rast ky proces do të automatizohet plotësisht”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky